As seanca e 22-të nuk ka rezultuar e suksesshme për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Votimi për formimin e komisionit për votim të fshehtë mori vetëm 54 vota pro. Një deputet votoi kundër, ndersa nuk pati asnjë abstenim. Seanca e ardhshme do të mbahet të enjten, prej orës 11:00.
Që nga 15 prilli, deputetët janë bllokuar në pikën e tretë të seancës konstituive, atë të zgjedhjes së kryeparlamentarit.
Teksa fillimisht nuk mund të bëhej shumica për ta votuar emrin e Albulena Haxhiut të Lëvizjes Vetëvendosje, tanimë partia fituese e zgjedhjeve po kërkon votimin e një komisioni për të mbajtur votim të fshehtë.
Edhe kjo nuk po merr shumicën dhe seancat po mbahen çdo 48 orë, sipas Rregullores. Në 48 orët e fundit nuk është vënë re ndryshim qëndrimesh.
Madje kryetari i LVV-së, Albin Kurti, fajësoi partitë që deri tani ishin në opozitë për ngërçin politik. Ai ka thënë se zgjidhja është votimi i fshehtë, teksa për emrin e Haxhiut u shpreh se “nuk është as në pyetje, as në pikëpyetje”.