Pamje tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

0

GAZA- Mijëra palestinezë u mblodhën të martën në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, në një qendër shpërndarjeje të ndihmave humanitare, por u shpërndanë shpejt kur u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Vendet e ndihmës operohen në bashkëpunim me një kompani amerikane sigurie, ndërsa Forcat e Armatosura Izraelite (IDF) po sigurojnë zonën përreth, raporton Times of Israel.