Një krim i rëndë ka tronditur Italinë. Martina Carbonaro, një adoleshente 14-vjeçare e zhdukur më 26 maj në Afragola, pranë Napolit, është gjetur e pajetë nga policia italiane. Trupi i saj ishte fshehur nën një dyshek në një ndërtesë të braktisur pranë ish-stadiumit “Moccia”.
Autori i dyshuar është Alessio Tucci, 19 vjeç, ish-i dashuri i vajzës, i cili ka pranuar para hetuesve se e ka goditur disa herë me gurë në kokë, pasi nuk pranonte ndarjen.
Ai e ka fshehur trupin dhe, në mënyrë shokuese, një ditë më parë ishte bashkuar me prindërit e viktimës në kërkimet për të.
Ngjarja rikujton rastin tragjik të studentes shqiptare Ilaria Sula, e cila u vra disa muaj më parë nga ish-i dashuri i saj filipinas, i cili gjithashtu u përfshi në kërkimet para se të zbulohej si autor. Këto raste kanë ngritur alarmin për dhunën në rritje ndaj vajzave të reja në Itali.