Erdogan i kënaqur me bisedimet Rusi-Ukrainë: Do të kërkojmë një takim trepalësh Putin- Zelenskyy- Trump

0

TURQI- Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka njoftuar qëllimin e tij për të organizuar një samit me pjesëmarrjen e presidentit rus, Vladimir Putin, presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Siç njoftoi ai, Turqia po përgatitet të ndërmarrë nisma të mëtejshme në këtë drejtim, me hapin tjetër që do të jetë organizimi i një takimi në nivel udhëheqësish. Deklaratat e Erdoganit erdhën menjëherë pas përfundimit të një raundi të ri kontaktesh midis delegacioneve në Stamboll. Në fakt, presidenti turk i përshkroi bisedimet si të shkëlqyera.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ukrainase, Heorhii Tykhyi, tha më parë se Volodymyr Zelenskyy do të takohej me Vladimir Putinin nëse ky i fundit do të pranonte ftesën e tij. Në anën tjetër sot ka përfunduar raundi i dytë i bisedimeve për paqe mes palës ukrainase dhe asaj ruse që u takuan në Stamboll të Turqisë.

Gjatë këtij takimi kanë arritur marrëveshje për shkëmbim të burgosurish por jo edhe për një armëpushim pa kushte. Fidan tha se në këtë raund bisedimesh do të diskutojmë përgatitjet për takimin e liderëve. Gjëja kryesore është të sigurohet paqe e qëndrueshme dhe përsëriti se Turqia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha llojet e hapave lehtësues në këtë proces.