TIRANË- Prokuroria e Tiranës kërkoi nga Gjykata e Tiranës dënimin e tij me 30 vite burg Për Andrew Bode personin që dyshohet si ekzekutor i biznesmenit Edmond Papa. Bode akuzohet për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje te armëve”.
Për 30-vjeçarin, Alban Velo prokuroria kërkoi 25 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim. Prokurori Albert Kulici kërkoi që dy të pandehurit të kryerjnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë për shkak të rrezikshmërisë që ata paraqesin.
Edmond Papa u ekzekutua pasditen e 16 dhjetorit të vitit 2022 në një lokal në zonën e Selitës teksa ishte duke pirë kafe. 49-vjeçari dyshohet se ka qenë shumë i implikuar në trafikun e drogës nga Turqia në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Angli. Po ashtu ka dyshime se ai merrej me pastrim parash. Papa jetonte mes Sarandës dhe Fierit por udhëtonte dhe shpesh jashtë vendit. Krimi u pasua me vrasjen e dy shqiptarëve ne Greqi, Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja.
Të tre ekzekutimet dyshohet të kenë ndodhur për zhdukjen e 700 kilogramëve kanabis. Urdhri dyshohet se ka dalë nga burgu grek, më konkretisht nga qelia e liderit të mafies shqiptare në Greqi, Klodian Lekocaj. Pas vrasjes së dy shqiptarëve në Athinë, është zhdukur pa gjurmë dhe miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi. Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin.