Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Burrel pasditen e sotme. Dy automjete tip “Benz” u përplasën kokë më kokë në Burrel.
Në njërën prej tyre po udhëtonte vetëm një person, ndërsa në tjetrën ishte një familje me 3 persona.
Siç bëhet me dije, të katërt kanë mbetur të plagosur nga aksidenti, por dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, të cilët janë dërguar për te Trauma në Tiranë.
Një prej të lënduarve rëndë është dhe një fëmijë 8 vjeç që është nisur në spitalin e Traumës. Shkaqet e aksidentit ende mbeten të paqarta.