Kualifikuese e Botërorit/ Federata Serbe pas zbarkimit në kryeqytet: Fluturim i këndshëm

0

Serbia do të kërkojë të dalë me rezultat pozitiv nga ndeshja me Shqipërinë, sfidë kjo që luhet të shtunën, me fillim nga ora 20.45. Përfaqësuesja serbe ka mbërritur në kryeqytet një ditë para ndeshjes kualifikuese të Botërorit, nën masa të rrepta sigurie.

Federata e Serbisë, ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku nuk heziton ta quajë fluturimin si mjaft të këndshëm.

“Pas më pak se një ore fluturimi të këndshëm, ekspedita serbe mbërriti në Tiranë, ku pritet të luajë ndeshjen e saj të parë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 kundër vendit pritës, Shqipërisë, të shtunën, më 7 qershor.

“Me të mbërritur në aeroport, lojtarët dhe stafi i trajnerëve po prisnin në pistë autobusët që i çuan në hotelin ku do të qëndrojnë gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë. I gjithë trafiku nga aeroporti në hotel, me një eskortë të siguruar, ishte i mbyllur, pra vetëm për mysafirët nga Serbia. Shqiponjat do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore sonte në orën 18:00 në Stadiumin Kombëtar në Tiranë”- shkruan Federata Serbe.