Takimi me Trump, Merz: Jam i bindur se SHBA-të do të qëndrojnë në NATO

0

Pas takimit me presidentin e SHBA-ve, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se është i bindur se SHBA-të do të qëndrojnë në NATO.
“Donald Trump ishte i qartë, ai nuk do t’i nxjerrë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga NATO. Nuk kam asnjë dyshim se SHBA-të do të qëndrojnë në Aleancë”, tha Merz.

Duke iu referuar përmbajtjes së bisedimeve të tij në Uashington, kancelari gjerman shtoi se i theksoi presidentit amerikan se “SHBA-ja gjithashtu ka nevojë për partnerë në botë dhe evropianët janë partnerët e duhur për t’u përballur me sfidat globale”.

Ky është ndryshimi midis regjimeve totalitare dhe demokracive, tha Friedrich Merz, “regjimet totalitare kanë vartës, demokracitë kanë partnerë”.

Lidhur me politikën e SHBA-ve ndaj Ukrainës, Merz shprehu besim se bashkëpunimi i mirë midis partnerëve do të vazhdojë dhe tha se qeveria amerikane nuk ka një kuptim të qartë të shkallës së pajisjeve dhe mobilizimit ushtarak që po zhvillohet në Rusi.