Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, i prerë: Kemi ardhur vetëm për fitore, jo barazim!

0

TIRANE – Trajneri serb bëri të ditur se nuk ka dilema aktualisht për formaccionin, nëse gjendja e lojtarë të tij do të jetë e njëjta. Stojkoviç deklaroi në konferencë për shtyp:

“Me të vërtetë mendoj se për atë që ka luajtur në Europian, Shqipëria e ka merituar. Kanë agresivitetin në fushë, për atë arsye ne duhet të gjejmë një zgjidhje.

Kam thënë se kanë lojtarë që kanë kualitet, Strakosha i shkëlqyer, Gjimshiti. Ata që duhet të dinë lojtarët tanë, e kemi përcjellë. Në video i kanë parë informatat e sakta. Besoj edhe ata kanë bërë të njëjtat përgatitje si ne.

Sa i përket rezultatit, nuk llogaris asgjë, do fitojmë aq pikë sa meritojmë dhe kemi ardhur në Tiranë vetëm për fitore dhe jo për barazim. Do të bëjmë çmos vetëm për fitoren.

Nuk po mendoj në temën e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Jam i kënaqur me lojtarët si janë sjellë në fushë. Do të presim edhe stërvitjen sot. Nëse do jetë gjithçka në rregull, formacioni do jetë ai që kam në kokë”, u shpreh Stojkoviç.