AMP aksion në doganën e Kapshticës, gjendet një sasi droge, raportohet për disa të shoqëruar

0

KAPSHTICË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në pikën kufitare të Kapshticës. Bëhet me dije se janë kryer kontrolle në disa autormjete, ndërsa mësohet se në një prej tyre është konstatuar një sasi droge, dyshohet rreth 6 kg heroinë.

Gjithashtu raportohet se disa persona janë shoqëruar, ndërsa ende nuk ka konfirmime për të arrestuar. Ka dyshime se punonjës të policisë janë të përfshirë, por pritet një reagim zyrtar nga AMP lidhur me rastin.