VLORË- Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga zjarri ditën e sotme. Si pasojë tymi i zi, është përhapur në të gjithë qytetin.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për izolimin e flakëve. Nuk raportohen për persona të lënduar nga zjarri. Kjo është hera e disatë që kjo fushë mbetjesh përfshihet nga zjarri.