Serbia lë në një muaj paraburgim ish-presëtarin e Njësisë Speciale Operative të Kosovës

0

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu u ndalua të dielën nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizhë.

Gjatë ditës së sotme Spahiu ka dalë para Gjykatës Komunale të Kikindës.

Mediat në Kosovë raportojnë se Arbnor Spahiu është ndaluar me 1 muaj paraburgim nga autoritetet serbe.

Në lidhje më këtë gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Derisa për ndalimin e ish-policit ka njoftuar dje avokati Arianit Koci, i cili ka deklaruar se ka marrë përsipër mbrojtjen e tij.