Dy fëmijët humbën jetën, shqiptari shkon vajton te lumi ku tentoi të shpëtojë nga mbytja të miturit

0

GREQI- Dy fëmijët të cilët u shpëtuan nga mbytja nga një shqiptar në Greqi, fatkeqësisht nuk ia kanë dalë të luftojnë për jetën. Dy fëmijët kanë ndërruar jetë pak ditë pasi u nxorrën nga uji pa ndjenja nga shqiptari, Levian Goga.

Që nga mëngjesi miqtë e fëmijë kanë lënë lule dhe kanë ndezur qirinj pranë bregut të lumit. Në vendin ku i nxorri pa ndjenja dhe me shpresë që fëmijët të mbijetojnë Goga ka shkuar ndërsa nga videot e publikuara duke i shkatërruar dhe në lot.

“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ju ikët si heronj”, thuhet në një nga shënimet e lëna nga miqtë e fëmijëve të pafat në vendin e tragjedisë.

Prindërit e fëmijëve që kishin në gjendje të vdekur truri, në një situatë të pashpresë zgjodhën të dhuronin organet e tyre, duke ofruar kështu mundësinë që njerëzit e tjerë të vazhdojnë të jetojnë. Është një veprim që ka prekur miqtë dhe të afërmit e dy fëmijëve të humbur.