Përplasi 5 këmbësorë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë (EMRI)

0

TIRANË- Një 39-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai përplasi me makinë 5 këmbësorë. I arrestuari është identifikuar si Përparim Bilja.

Policia bën me dje se 39-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Audi”,ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Mjeti më pas ka përplasur 5 këmbësorë. Ata janë dërguar në spital ku morën ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Kreu manovra të rrezikshme me automjet, në rrugë, përplasi 5 këmbësorë, braktisi automjetin në vendin e aksidentit dhe u largua, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari. Bllokohet automjeti tip “Audi” dhe 39-vjeçarit iu vu masë plotësuese heqje e lejes së drejtimit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me shërbimet e qarkullimit rrugor, kapën dhe arrestuan shtetasin P. B., 39 vjeç, banues në Kamëz.

Dje, në rrugën “Halit Haxhija”, shtetasi P. B., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka kryer manovra të rrezikshme dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke perplasur 5 shtetas (këmbësorë), të cilët morën ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.