Kush ishte Melissa Hortman, deputetja amerikane që u e*kzekutua bashkë me bashkëshortin

0

Deputetja demokrate nga Minnesota, Melissa Hortman, u vra në orët e para të së shtunës, 14 qershor, në një sulm të befasishëm në banesën e saj, bashkë me të shoqin, Mark Hortman. I plagosur rëndë mbeti senatori John Hoffman dhe bashkëshortja e tij, po në banesën e tyre. Sipas Guvernatorit Walz, autori shkoi fillimisht në rezidencën e familjes Hoffman, e më pas te banesa e deputetes demokrate.

Melissa Hortman ishte një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokrate në shtetin e Minnesota-s. Ka shërbyer si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të Minnesota-s nga viti 2019 deri në janar 2025.

E lindur në vitin 1970, Hortman ishte 55 vjeç dhe përfaqësonte distriktin 34B në zonën veriore të qyteteve të binjakëzuara të Minesotës. Kjo zonë përfshinte qytetet Brooklyn Park, Champlin dhe Coon Rapids, si dhe pjesë të qarqeve Anoka dhe Hennepin.

Kishte përfunduar studimet në shkencat politike dhe filozofi në Universitetin e Bostonit dhe kishte marrë diplomën Juris Doctor në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit të Minnesota-s. Me profesion avokate, Hortman u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve të Minnesota-s në vitin 2004.

Ajo ishte e martuar me Mark Hortman dhe kishin dy fëmijë, Colin dhe Sophie.