Vrasja e Gentiana Hudhrës në Itali, ish-bashkëshorti i saj pas krimit: Bëra atë që duhej, tani telefononi policinë

0

ITALIA- Një ngjarje e rëndë ndodhi të shtunën në qytetin Tolentino, në provincën e Maceratës, të Italisë ku një shqiptare 45-vjeçare, Gentiana Hudhra, u vra me thikë nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra. Mediat italiane shkruajnë se ajo u godit për vdekje me një thikë me një teh rreth 30 centimetra të gjatë, nga ish-burri i saj dhe se ai iu afrua me një skuter.

Sipas mediave italiane nuk ishte rastësi që Nikollaq Hudhra mbërriti në qendër të fshatit me atë mjet të pazakontë. Nëse do të kishte mbërritur me makinë, gruaja “do ta kishte njohur” dhe ndoshta duke ikur me vrap. Fakti është se ajo u godit menjëherë me thikë.

Në artikuj shkruhet se Gentiana bërtiti dhe ra përtokë, por burri e goditi më pas me shqelma. Pjesa tjetër është filmuar me telefona celularë nga dritaret e disa dëshmitarëve.

Ai u ul në një stol, i palëvizshëm, me shikimin e kthyer nga pika e sulmit. Gjithashtu mediat italiane tregojnë se në filmime shfaqet një burrë tjetër, i shokuar i cili ecën i nervozuar para-mbrapa pranë trupit ndërsa një dëshmitar tjetër mbetet në këmbë, i palëvizshëm, me shikimin e tij të fiksuar te vrasësi i dyshuar, pothuajse i paralizuar nga tronditja.

“Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë”, pëshpëriti Hudhra.