Briken Calja rrëfen ekskluzivisht në ‘Bahiti’s Podcast’ momentin më të vështirë dhe të bukur të jetës së tij

0

Në një intervistë të hapur dhe emocionuese në “Bahiti’s Podcast”, peshngritësi i njohur shqiptar Briken Calja ndau me publikun momentet më sfiduese të jetës së tij, duke zbuluar betejën e tij të vështirë me një gjendje kritike shëndetësore që e çoi në koma.

Calja kujtoi momentin vendimtar të vitit 2017, kur përballë provave për t’u shpallur Kampion Bote, humbi ndjenjat dhe ra në koma:

“Në memorie më ka mbetur një moment në 2017 që ishte vendimtar për provën për t’u shpallur Kampion Bote. Në dy prova nuk mbaj mend asgjë. Ndiej që bie pa ndjenja, në gjendje kome. Më marrin me ambulancë dhe më dërgojnë në spital. Zgjohem dhe shoh gjashtë doktorë mbi vete, unë mendoja se isha në pushim, ata më pyetnin ‘je mirë?’ më dukeshin të bardhë.”

Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes familjare dhe fuqinë e vullnetit:

“Mjekët ishin shumë pesimistë, por unë nuk dorëzova asnjëherë. Besimi i familjes dhe vullneti për të jetuar më shtynë të luftoj çdo ditë.”

Pas katër muajsh, Calja arriti suksesin më të madh në karrierë, kur u shpall Kampion Evropë në Bukuresht në 2018. Ai pohoi se rikthimi ishte një sfidë jo vetëm fizike, por edhe mentale:
“Mendja ime ishte armiku më i madh, por edhe më i fortë në të njëjtën kohë. Kur e mposht atë, mund të fitosh gjithçka.”

Ky rrëfim inspirues tregon jo vetëm historinë e një sportisti të suksesshëm, por edhe forcën e jashtëzakonshme të durimit dhe shpresës në përballjen me sfidat më të mëdha të jetës.

Të plotë podcastin e ndiqni në linkun: