Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët

0

KORÇË- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Bulgarec, në qarkun e Korçës. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në anë të saj. Si pasojë e aksidentit një grua dhe dy fëmijë kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë në spital.

Gjithashtu bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë policia ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit.