Mario, një nga dy fëmijët e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare të vrarë me thikë dy ditë më parë në Itali nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, ka rrëfyet për mediat përjetimin kur mori vësh ngjarjen tragjike.
Sipas mediave fqinje, i riu është shprehur se ishte takuar me të atin para se ky i fundit të masakronte me thikë në mes të rrugës nënën e tij.
“Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, mësohet se ka treguar ai.
Detaje tronditëse nga vrasja në Itali/ DËSHMIA E 55-vjeçarit shqiptar që vrau ish-gruan me thikë: Donte të më helmonte, ishte hera e 3…
Sot pritet konfirmimi i arrestimit dhe seanca e pyetjes së sigurisë përpara gjyqtarit të hetimeve paraprake ndaj burrit që, pas krimit, u ul në një stol dhe priti mbërritjen e karabinierëve, të cilëve iu dorëzua dhe pranoi krimin.
55-vjeçari me origjinë shqiptare deklaroi se kishte menduar të vepronte edhe 2-3 herë gjatë muajit të kaluar. Ai vrau ish-gruan, me të cilën ishte i ndarë që nga viti 2021, duke përdorur një thikë me teh 18 centimetra, teksa ajo po shkonte në punë. Në polici ai tha se e bëri këtë për të shpëtuar fëmijët.
“Ai e godiste me këmbë, pashë shumë gjak”/ Vrasja e shqiptares nga ish-bashkëshorti, dëshmitarja: Dëgjova një britmë tmerruese
Ndërkohë, është urdhëruar autopsia mbi trupin e viktimës. Prokurori i ka ngarkuar atij rrethanat rënduese të lidhjes bashkëshortore, parashikimin dhe egërsinë e veprës.
Ish-bashkëshortët kanë dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, që jetonin me nënën. Në kohët e fundit nuk kishte sinjale për ndonjë rrezik të menjëhershëm për sigurinë e gruas, e cila të shtunën (14 qershor) në mbrëmje po shkonte si zakonisht në punë.