Vrasja e Bujar Çelës/ Xhuliano Hoxha përplaset me Erion Alibejn në GJKKO: Nuk kam lidhje, kam qenë në burg kur u vra

0

TIRANË- Xhuliano Hoxha është përplasur në seancën gjyqsore të GJKKO-së me bashkëpunëtorin e drejtësisë Erion Alibej. Gjatë seancës, Alibej ka deklaruar se Bujar Hoxha është vrarë nga çunat e Fushë Krujës dhe nga Nuredin Dumani, në lokal.

Por kjo është kundërshtuar nga Hoxha, i cili ka theksuar se në kohën e vrasjes së Bujar Hoxhës ka qenë në burg.

Alibej: Kam dërguar 60 a 70 mijë euro tek një karburant në Vore. Nuk mbaj mend aty i morën cunat e Fushë Krujës, apo Nuredini. Të nesërmen, e pashë nga kamerat që po vinte një autokolonë policie. E dija që ishin për arrestim. Nuk kam bërë rezistencë. Kam plotësuar ato formularët. Më arrestuan e që nga ajo ditë jam këtu.

Xhuliano Hoxha: Unë nuk kam asnjë lidhje me vrasjen e Bujar Çelës. Unë kam qenë në burg kur u vra Bujar Çela. Këtu nuk po bëhet gjyq.