Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëron Khamenein: Bën mirë të kujtosh fatin e diktatorit të Irakut që zgjodhi të njëjtën rrugë kundër Izraelit!

0

IZRAELI- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz paralajmëroi udhëheqësin suprem të Iranit, Ali Khamenei se do të jetë një fat të ngjashëm me atë të ish-presidentit irakian, Saddam Husseinit. Katz gjatë takimit me krerë e lartë të IDF-së paralajmëroi diktatorin iranian që të mos vazhdojë të kryejë krime lufte dhe të mos lëshojë raketa ndaj civilëve izraelitë.

“Ai do të bënte mirë të kujtonte fatin e diktatorit në vendin fqinj me Iranin, i cili zgjodhi të njëjtën rrugë kundër Shtetit të Izraelit”, tha Katz, duke iu referuar Husseinit, presidentit irakian që u rrëzua nga pushteti në vitin 2003 gjatë pushtimit amerikan të Irakut. Ai më vonë u gjet i fshehur në një vrimë shkretëtire dhe u var.

Katz shtoi se do të vazhdojnë edhe sot të veprojnë kundër regjimit dhe objektivave ushtarake në Teheran, ashtu siç bëmë dje kundër autoritetit të transmetimit të propagandës dhe nxitjes.

“U bëj thirrje banorëve të Teheranit që të evakuojnë ato zona në përputhje me udhëzimet e zëdhënësit të IDF në persisht, për mbrojtjen e tyre”, shton Katz.