SHBA- Pas pesë ditësh sulmesh midis Izraelit dhe Iranit, Teherani pretendon se raketat e tij balistike po mbjellin terror në zemër të armikut të tij të përjetshëm. Tensioni në Lindjen e Mesme që nga agimi ka marrë një rrjedhë tjetër pas postimit të Donald Trump që bën thirrje për evakuimin e kryeqytetit iranian. Kjo nxjerr në pah skenarë për një luftë që do t’i tejkalojë shumë kufijtë e rajonit.
SHBA-të të cilat prej kohësh kanë pretenduar se luftërat janë shkatërruese dhe kundër mënyrave të tyre politike pavarësisht nëse lufta në Ukrainë përfundoi në një apo 100 ditë sot kanë një zgjedhje strategjike në përputhje me fuqinë dhe potencialin e tyre ushtarak.
Uashingtoni ka mundësinë të zgjedhë të përfundojë programin bërthamor të Iranit me sulme të synuara dhe me këtë të sjellë kryengritje sociale në vend, ose ta “zvarrisë” regjimin ekzistues në negociata në një mënyrë shumë më të rreptë. Deri më tani, Trump nuk duket se ka bërë ndonjë zgjedhje specifike, pasi nga njëra anë ai ka dhënë urdhra të qarta për të transportuar luftëtarë, bombardues dhe “cisterna” ajrore në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme, dhe nga ana tjetër ai thekson publikisht se iranianët po bëjnë thirrje dhe kërkojnë negociata.
Izraeli nga ana e tij, ka arritur përsëri, brenda 60 ditësh, ta sjellë Tel Avivin në pozicionin e partnerit të vetëm të Shtëpisë së Bardhë në rajon dhe në të njëjtën kohë të godasë atë që për kryeministrin e vendit është shtylla e karrierës së tij politike.
Bomba GBU-57, arma më e fuqishme jo-bërthamore në arsenalin amerikan
Shtetet e Bashkuara janë aktualisht e vetmja fuqi ushtarake që kanë një armë të aftë t’i japë fund përfundimisht programit bërthamor të Teheranit dhe konkretisht objektit Fordow të vendosur thellë në male. Bomba GBU ‑57 Massive Ordnance Penetrator (MOP) është një bombë amerikane me fuqi të madhe që depërton.
Me një peshë prej 13,600 kilogramësh, arma gjigant është projektuar për të neutralizuar bunkerë nëntokësorë jashtëzakonisht të thellë dhe të fortifikuar objektiva që nuk preken nga armët konvencionale. GBU‑57 u prodhua nga Boeing për Forcat Ajrore të SHBA-së në fillim të viteve 2000 dhe konsiderohet arma më e fuqishme jo-bërthamore në arsenalin e SHBA-së .
Ajo mbart një kokë luftarake prej më shumë se 2,400 kilogramësh eksplozivë dhe ka një kapacitet depërtimi që tejkalon 60 metra në beton të përforcuar. Kjo armë mundë të shkatërrojë objekte të tilla si Fordow, objekti nëntokësor i pasurimit të uraniumit i Iranit, i gruposur thellë në terren shkëmbor pranë qytetit të Qom.
Megjithatë, përdorimi i MOP nuk është një çështje e thjeshtë. I vetmi avion që mund ta mbajë atë është bombarduesi i fshehtë B-2 Spirit. Edhe pse SHBA-të kanë një numër të vogël të këtyre bombave (rreth 20), ato mbeten nën kontroll të rreptë strategjik. Izraeli, megjithëse ka avionë luftarakë të sofistikuar dhe sisteme të përparuara armësh, nuk zotëron as bombën dhe as bombarduesin e nevojshëm për ta aktivizuar atë që do të thotë se çdo operacion kundër një objekti nëntokësor iranian do të kërkonte mbështetje të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara.
Deri më sot, GBU-57 nuk është përdorur kurrë në luftime, duke mbetur një “mjet i fundit” në arsenalin strategjik të SHBA-së. Megjithatë, ekzistenca e tij është një mesazh i qartë fuqie dhe një mjet për ndikim në një peizazh gjeopolitik jashtëzakonisht të brishtë.