Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e së martës në Xanthi, ku një ish-zyrtar grek i qeverisjes vendore të Bashkisë së Topeiros u qëllua për vdekje.
Mediat greke shkruajnë se 68-vjeçari u gjet në një oborr me një plagë nga armë gjahu në sqetull dhe menjëherë u njoftua Departamenti i Urgjencës për ta transportuar atë në Spitalin e Përgjithshëm. Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të mjekëve në Departamentin e Urgjencës së Spitalit, humbi jetën.
Nga informacionet paraprake të mediave vendase, thuhet se policia u njoftua menjëherë për incidentin dhe hetimet nga Autoritetet janë në zhvillim e sipër, me të gjitha mundësitë që mbeten të hapura.
Policia po mbledh prova për të përcaktuar rrethanat në të cilat ndodhi të shtënat.