TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Kukësit. I njëjti vendim u mor edhe për ankimimet për qarkun e Lezhës dhe Gjirokastrës. Ndërkohë pritet të merret një vendim edhe për qarkun e Korçës.
Partia Demokratike ka kërkuar që rezultati zgjedhor në këto qarqe të shpallet i pavlefshëm, pasi sipas tyre ka pasur manipulime dhe mungesë transparence. Gjithashtu PD ka kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në këto qarqe.