Vrasja e Ervis Dedjas dhe nënës së tij, SPAK përfundon hetimet për Talo Çelën dhe Festim Qolin

0

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për të shumëkërkuarin Talo Çela dhe Festim Qolin lidhur me vrasjen e Ervis dhe Fatmira Dedjas. Ervis Dedja u ekzekutua në vitin 2012, ndërsa nëna një vit pas tij. Si Çela dhe Qoli janë në kërkim ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer në një nga seancat në GJKKO se të dyja vrasjet në familjen Dedja janë porositur nga Festim Qoli, ky i fundit ishte mik i familjes së tyre. Qoli i kishte ofruar Dumanit dhe Talo Çelës 40 mijë euro për ekzekutimin e nënës së Ervis Dedjas.

Vrasja e saj u porosit pasi po hetonte nëpër gjykata vrasjen e të birit. Dumani ka ndarë detaje edhe nga plani fillestar për ta vrarë në varreza, i cili u nuk u realizua dot. Ai më pas ka rrëfyer se Talo Çela e ka goditur nënën e Dedjas disa herë me thikë në banesën e saj, duke e lënë të vdekur në vend.