Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë ta rinisin tregtimin të hënën në mëngjes në Azi, raporton “BBC”.
“Sulmet e SHBA-së e kanë çuar konfliktin në një nivel të ri dhe shumë njerëz kanë frikë se kjo vetëm sa do ta përkeqësojë situatën”, ka thënë Carole Nakhle, drejtoreshë ekzekutive te “Crystol Energy”. “Kjo frikë do të reflektohet në një premium më të lartë gjeopolitik shtuar në çmimet e naftës”.
Nafta bruto “Brent” e mbylli javën e tregtimit të premten me 77.01 dollarë për fuçi, pasi u rrit çmimi thuajse 20 për qind në muajin e fundit.
Përkundër këtyre rritjeve, prapë çmimet janë ende më të ulëta se që ishin në të njëjtën pikë vitin e kaluar.