Reagon Donald Trump, por nuk e përmend fare sulmin e Iranit ndaj bazës amerikane në Katar

0

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pak minuta më parë, por pa e përmendur sulmin e Iranit ndaj bazës ajrore amerikane në Katar.

Trump, në fakt sulmon disa gazetarë amerikanë, duke thënë se goditjet e SHBA-së ndaj bazave të pasurimit të uraniumit në Iran shkaktuan dëme të mëdha, ndryshe nga sa raportojnë mediat dhe gazetarët “fake neës”.

“Bazat që ne goditëm në Iran u shkatërruan plotësisht dhe të gjithë e dinë këtë. Vetëm Lajmet e rreme do të thoshin diçka të ndryshme në mënyrë që të përpiqeshin të poshtëronin, sa më shumë që të ishte e mundur – Dhe madje edhe ata vetë thonë se ishin “shumë mirë të shkatërruara!”. Duke punuar veçanërisht shumë në këtë gënjeshtër është Allison Cooper i Fake Neës CNN, budallai Brian L. Roberts, Kryetar i “Con”cast, Jonny Karl i ABC Fake Neës, dhe gjithmonë, Humbësit e, përsëri, NBC Fake Neës të Concast. Nuk mbaron kurrë me mashtruesit në media, dhe kjo është arsyeja pse shikueshmëria e tyre është në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave – ZERO BESUESHMËRI!”, shkruan Trump në rrjetin social “Truth”.