Plagosi me thikë të riun pas një sherri, shpallet në kërkim 18-vjeçari (EMRI)

0

Një 18-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tropojës pasi plagosi me mjet prerës një 23-vjeçar.

I riu është identifikuar si Orgen Lataj, ndërsa incidenti ka ndodhur pas një konflikti një sherri mes të rinjve.

23-vjeçari ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

“Në orët e para të mëngjesit, në spitalin e Tropojës, është paraqitur shtetasi A. B., 23 vjeç, banues në Dojan, me dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga goditja me mjet prerës. Aktualisht ai po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi A. B. është plagosur me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobëta, nga shtetasi O. L., 18 vjeç, banues në Bajram Curri.

Shtetasi O. L. është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Kukësit, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti”, informoi sot policia.