KINË- Një kamion u gjet i varur nga një urë e shembur në provincën Guizhou, në Kinën jugperëndimore pas shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën rajonin të martën. Videot e postuara në mediat sociale kapën momentin prekës kur një kalimtar u përpoq të ndihmonte shoferin, i cili ishte bllokuar në kabinën e automjetit. Ndërkohë, pamjet ajrore të dronit të publikuara nga media shtetërore kineze treguan kabinën e kamionit të varur në mënyrë të pasigurt mbi një shkëmb.
Rajoni është goditur nga ngjarje të papara të motit, me reshjet e shiut në ditët e fundit të përshkruara si një herë në tridhjetë vjet, sipas autoriteteve shtetërore. Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në shumë qytete dhe fshatra në Kinën jugperëndimore. Pavarësisht incidentit tronditës, autoritetet lokale njoftuan se shoferi u shpëtua nga shërbimet e emergjencës pa asnjë lëndim.