Bahiti’s Podcast: A jemi në prag të një lufte botërore? Ermir Gjinishi jep analizën e tij për rendin e ri global

0

Tiranë, Qershor 2025 — Në episodin e radhës të Bahiti’s Podcast, moderatorja Anisa Bahiti zhvilloi një bisedë me historianin dhe ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ermir Gjinishi, një njohës i thellë i zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe arkitekturës globale pas Luftës së Ftohtë.

I pyetur nëse bota ndodhet përballë një lufte të madhe botërore apo rajonale, Gjinishi u shpreh se jemi tashmë në një fazë të avancuar të rendit të ri botëror, të formësuar pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe shpërbërjes së blloqeve ideologjike.

“Pas viteve ’90, me rënien e Lindjes, humbi ideologjia. Fuqitë e mëdha janë në kërkim të një pozicioni të ri. Kanë dalë fuqi të reja rajonale që kërkojnë të bëhen globale, dhe kjo sjell përplasje — por jo më në fusha të drejtpërdrejta lufte, por në terren ekonomik,” theksoi ai.

Gjinishi theksoi se sot kemi një përplasje ekonomike dhe gjeopolitike mes fuqive si SHBA, Kina, Rusia dhe grupimi BRICS, ndërsa Perëndimi, sipas tij, po përjeton një rënie të liderësh të fuqishëm, e cila e ka dobësuar edhe ekonomikisht.

“Ditët e mira sjellin liderë të dobët, liderët e dobët sjellin ditë të vështira, ditët e vështira sjellin liderë të fortë, dhe liderët e fortë sjellin ditë të mira. Kjo është ajo që po ndodh me Perëndimin sot,” u shpreh Gjinishi, duke nënvizuar një cikël historik që po përsëritet.

Ndërsa Lindja po shfaqet gjithnjë e më shumë në formate autokratike, Perëndimi sipas tij përballet me një krizë identiteti dhe udhëheqjeje, në një botë ku balanca e fuqisë është në rikonfigurim të plotë.

Podcast-in e plotë e ndiqni në linkun: