“Zjarret janë të qëllimshëm”/ Zjarrfikësit e Elbasanit në gatishmëri: Autorët shpëtojnë pa u dënuar

0

Në kushtet kur zjarret kanë filluar të pushtojnë sipërfaqe të tëra me pyje në të gjithë vendin, zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes.

Një pakujdesi e vogël mund të ketë pasoja shumë të mëdha në komunitet. Edhe pse temperaturat janë shumë të larta, në asnjë rast ato nuk janë shkak për ndezjen e zjarrit. Të pakta janë rastet kur zjarrvënësit kanë marrë dënimet e merituara për dëmet e shkaktuara në komunitet. Në këtë drejtim nevojitet dorë e hekurt e drejtësisë.

Sa i përket bashkisë së Elbasanit, situata e zjarreve paraqitet deri tani e qetë pa raste të mëdha e të rënda. Në të gjitha njësitë administrative janë zhvilluar takime për aktivizimin e strukturave vullnetare