Një grua 18-vjeçare shtatzënë u vra nga i fejuari i saj në Stamboll. Vajza ishte abuzuar seksualisht para fejesës dhe kishte mbetur shtatzënë.
18-vjeçarja Oya Budak ishte 5.5 muajshe shtatzënë kur u qëllua me armë zjarri në një “vrasje nderi” që duket se është bërë.
Oya ishte e fejuar me Sametin 19-vjeçar dhe ajo u abuzua seksualisht dhe mbeti shtatzënë. Kur 19-vjeçari u informua për shtatzëninë, ai e anuloi fejesën.
Sameti e telefonoi Oyan të enjten në mbrëmje duke i kërkuar të takoheshin për të folur. 18-vjeçarja shkoi në takim me vëllain e saj 13-vjeçar dhe në rrethana që ende nuk janë sqaruar, 19-vjeçari nxori një armë dhe e qëlloi në gjoks dhe në vesh.
19-vjeçari iku me makinën e të atit, ndërsa qytetarët që dëgjuan përleshjen njoftuan policinë. 18-vjeçarja u dërgua në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin as atë dhe as foshnjën.
Policia kontrolloi zonën më të gjerë dhe arrestoi 19-vjeçarin në shtëpinë e xhaxhait të tij. Autori i krimit që kishte abuzuar seksualisht me Ogian u arrestua dhe u dërgua në burg.
Sipas Ekol TV, autori i krimit u dërgua në prokurori dhe kur një gazetar e pyeti pse e vrau Ogian, ai u përgjigj “Nuk pendohem, largohu!”.