U largua nga banesa prej datës 6 qershor, gjendet i pajetë 77 vjeçari.
Sipas informacioneve paraprake, Nazif Mucco u largua nga banesa rreth 3 javë më parë ndërsa ka qenë bashkëshortja e tij që ka kallëzuar në polici rastin.
Mësohet se i moshuari është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Piskupat. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe priten detaje të tjera në vijim për rrethanat e ngjarjes.