Digjet një automjet në pyllin e Dëshiranit, mister rrethanat

0

Belsh, 29 qershor 2025 – Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën pyjore të Dëshiranit në Belsh, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mjeti është djegur plotësisht, ndërsa zjarri është përhapur edhe në bimësinë përreth, duke përfshirë disa shkurre dhe pemë në afërsi. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve. Po hetohen rrethanat e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e zjarrit pasi mbetet ende mister se përse mjeti ishte në pyll dhe mori flakë?