Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë ka goditur Napolin sot.
Ishte dridhja më e fortë në dyzet vitet e fundit, në një zonë veçanërisht aktive nga ana sizmike.
Sipas informacionit të deritanishëm, nuk ka të lënduar ose dëme materiale.
Shumë banorë lanë shtëpitë dhe zyrat e tyre dhe dolën në rrugë.
Thellësia fokale e tërmetit ishte 5 kilometra.
Trafiku i trenave u pezullua në zonën e Napolit si masë paraprake.