Aksioni i policisë te zyrat e ‘Bankers’ në Fier/ 14 urdhërarreste, deri tani 10 të ekzekutuara

0

Gjithashtu bëhet e ditur se janë lëshuar edhe 14 urdhër-arreste, ku 10 prej tyre janë ekzekutuar deri tani, ndërkohë operacioni është në vijim.

FIER- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin e zhvilluar mesditën e sotme në zyrat qëndrore të kompanisë “Bankers Petroleum” në Fier, e cila operon në fushën naftënxjerrëse. Gjithashtu bëhet e ditur se janë lëshuar edhe 14 urdhër-arreste, ku 10 prej tyre janë ekzekutuar deri tani, ndërkohë operacioni është në vijim.

Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar CEO kinez i Bankers, Hongping Xiao dhe ish-CEO Leonidha Çobo, teksa veprimet hetimore janë ende aktive. Arrestimet erdhën pas aksionit në kuadër të një dosjeje penale për pastrim parash dhe evazion fiskal. Mësohet se Gjykata e Fierit ka caktuar masa sigurie edhe për persona tjerë dhe aksioni është në proces.