Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme pas vdekjes së Diogo Jotës. Ish-sulmuesi i Liverpoolit humbi jetën tragjikisht së bashku me vëllanë e tij, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Pas lajmit tragjik, bota e futbollit ka shprehur hidhërimin e saj për humbjen en futbollistit portugez. Federata Portugeze e Futbollit, ekipet për të cilat ai luajti gjatë karrierës së tij profesionale, si Wolves dhe Liverpool, si dhe klubet anembanë botës kanë ndarë ngushëllimet e tyre në mediat sociale.
Shumë futbollistë si Cristiano Ronaldo, Nunez, Mac Allister, Szoboszlai, Fabinho dhe Roberto Firmino. Lojtarët e përmendur më sipër kanë qenë më përpara në të njëjtin ekip me Diogo Jotën, por sot gjetën forcën për t’i dhënë lamtumirën sulmuesit.