Ankesë edhe për Celibashin! PD, kërkesë KQZ-së

0

Mësohet se në dijeni për kërkesën është vënë edhe OSBE/ODIHR teksa PD i ka bashkangjitur kërkesës edhe një ankesë për kreun e KQZ Ilirjan Celibashin se jo vetëm që nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht si pjesa e procesit të numërimit.

TIRANA- Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të ketë në dispozicion pamjet filmike të të gjitha qendrave të votimit në vend dhe informacionin për kthimin e zarfeve të votave të diasporës, nëse ato janë bërë dorazi apo jashtë kanaleve të DHL.

Mësohet se në dijeni për kërkesën është vënë edhe OSBE/ODIHR teksa PD i ka bashkangjitur kërkesës edhe një ankesë për kreun e KQZ Ilirjan Celibashin se jo vetëm që nuk i vë në dispozicion materialet e kërkuara por edhe në shumë prej tyre pamjet filmike kanë prerje, ku pretendohet qëllimisht si pjesa e procesit të numërimit.

Bëhet me dije se kërkesa është dorëzuar nga përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franc Nuri dhe pritet që të merret në shqrytim nga ana e KQZ-së.