“Fytyra e Labubusë mu neverit”, gazetarja apelon prindërit të mos ju blejnë fëmijëve lodrën kineze: Unë ua mora mbesave, ndodhi diçka që s’e prisja

0

“Labubu”, lodra kineze që po përhapet me shpejtësi tek fëmijët, ka ngjallur shqetësimin e psikologëve dhe familjarëve të vogëlushëve, pasi janë përballur me “trishtimin” që ajo përcjell që në dukje.

Janë të shumtë profesionistët e mjekësisë që kanë në fokus trajtimin emocional dhe psikologjik të “pacientëve”, që bëjnë apel që prindërit të mos ju blejnë fëmijëve këtë lodër “të çuditshme”. Një përvojë personale e ndan dhe gazetarja Hafize Elshani.

Shkruan Hafize Elshani

Ia bleva mbesave të mia që çdo ditë e shihnin në TikTok, në reels, në shorts, në YouTube Kids.

Nuk kishte video pa Labubu. Nuk kishte trend pa të. Nuk kishte “cool” pa të.

Dhe, për t’u treguar e sinqert dhe unë, e bleva disa për vete. Për çantat. Për “aesthetic”.

Por një ditë, duke e mbajtur të varur në çantën time, ndodhi diçka që s’e prisja: mu neverit.

Nuk ishte më cute. As e bukur. As funny. Ishte… e ftohtë. E zbrazët. E çuditshme. E dyshimtë.

Fytyra e Labubusë më pa me një shprehje që nuk mund ta shpjegoj lehtë.

Nuk kishte asgjë të ëmbël në të.

Asgjë të dashur.

Asgjë që të ngjallte përqafim apo dashuri.

Ishte një shprehje e “bllokuar”.

E ftohtë si një përqafim që nuk e don.

E trishtuar si një fëmijë që nuk di çfarë ndjen.

E heshtur si një britmë që askush nuk e dëgjon.

Dhe mendova:

Si ka mundësi që kjo është lodra më e përhapur tek fëmijët sot?

Pse ndjej këtë shqetësim emocional nga një lodër që në letër duhet të jetë thjesht argëtuese?

Sepse Labubu nuk është lodër. Është simptomë.

Simptomë e një shoqërie që ka filluar të eci në errësirë me sytë mbyllur.

Simptomë e një kohe ku ndjesitë nuk kuptohen më, por blihen.

Simptomë e një bote të të rriturve që e ka mbushur veten me kaq shumë dhimbje, sa e ka bërë dhimbjen të duket si normalitet.

E kam thënë: Labubu nuk është për fëmijë.

Sepse fëmijët nuk kanë nevojë të prekin trishtimin, ankthin, vetminë, që disa të rritur nuk kam ditur t’i përballojnë.

Nuk kanë nevojë për fytyra që nuk shprehin, por ngërthejnë.

Nuk kanë nevojë për shprehje të turbullta, që të rriturit i përkufizojnë si “emocionalisht të thella”.

Labubu është gabimi që po ia injektojmë fëmijëve tanë si dhuratë.

Është “miku” që s’di të flasë.

Është “kukulla” që nuk frymëzon, nuk qetëson, nuk ngushëllon.

Është shprehje e çoroditur që bartet si “trend”, por që në fakt është frymëmarrja e rënduar e një bote të mbytur emocionalisht.

Dhe këtë ia vëmë fëmijës në dorë, si të ishte diçka e bukur, e pafajshme.

Kur në të vërtetë, Labubu është një shprehje e heshtur që thotë: “as unë nuk jam mirë.”

Dhe fëmija e mban në dorë… pa ditur se çfarë mesazhi po përqafon.

Mos u mashtroni nga format “cute”.

Në çdo Labubu ka një emocion të pazgjidhur.

Ka një dhimbje të paketuar me ngjyra të buta.

Ka një boshësi që rri si re e zymtë mbi shpirtin e fëmijës.

Ka një ndjesi që nuk shërben për lojë, por për konfuzion.

Fëmijët nuk kanë lindur për të luajtur me “bukuritë e trishtimit”.

Nuk kanë lindur për të kuptuar “konceptualen”.

Kanë lindur për të qeshur. Për të ndërtuar. Për të imagjinuar.

Jo për të parë çdo ditë në sy një shprehje që të rriturit ende nuk e kanë shpjeguar dot.

Ne po u japim fëmijëve tanë plagët tona në formë lodrash. Dhe kjo është krim i heshtur.

E quajnë “trend” — por në fakt është rrëshqitje e heshtur drejt shthurjes emocionale.

E quajnë “i pëlqen të gjithëve” — por në fakt është vetëm një reflektim i asaj që u mungon të gjithëve.

Dashuria e vërtetë.

Loja e pastër.

Shprehja e lirë.

Ngjyra pa trishtim.

Labubu nuk është problem në vetvete.

Problemi është ne që nuk pyesim çfarë ka brenda një trendi.

E blejmë, e shpërndajmë, e vendosim në çantë, ia japim fëmijës pa asnjë reflektim.

Dhe nesër, kur ai fëmijë të rritet me konfuzion emocional, ne do pyesim: “Po pse është kaq i mbyllur?”

Sepse e hapëm rrugën me lodra që qanin në heshtje.

Me kukulla që nuk qeshnin kurrë.

Po, ia bleva mbesave. Ia bleva vetes.

Por nuk do e mbaj më në çantë.

Sepse nuk dua ta mbaj trishtimin si aksesor.

Nuk dua t’i ushqej fëmijët me ngërçin që shoqëria jonë nuk po arrin ta zgjidhë.

Dhe nuk dua të jem pjesë e një bote që i quan “cool” fytyrat që duken të mërzitshme.

Fëmijëria nuk ka nevojë për Labubu.

Ka nevojë për ngrohtësi.

Për njerëz të gjallë, jo lodra të zbrazëta.

Për dashuri reale, jo për trende të trishtuara.

Sepse një ditë, kur këta fëmijë të rriten me këtë lloj lodre — nuk do dinë as të qeshin, as të qajnë. Thjesht do heshtin. Si Labubu.