TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka uruar publikisht në rrjetet sociale bashkëshorten e tij, Liri Berisha, me rastin e ditëlindjes së saj dhe 54-vjetorit të martesës së tyre.
Berisha e konsideron këtë datë si ditën e dy festave familjare, duke theksuar se 5 korriku ka gjithmonë një rëndësi të veçantë për familjen e tij. Ai shpreh mirënjohjen për udhëtimin e përbashkët jetësor dhe rolin e bashkëshortes së tij në familje.
“Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku”, shkruan Berisha.
Postimi:
Sot ditë e veçantë për familjen tonë!
Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.
Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.
Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë.
Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!