Rrëzohet aeroplani me katër persona në bord, nuk ka të mbijetuar

0

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një aeroplan i vogël, që ishte nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Gjermani, është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut.

Sipas raportimeve të para, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Zjarrfikësit austriakë njoftojnë se avioni u rrëzua në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte e mbuluar me pyje dhe zjarri që shpërtheu pas përplasjes e bëri edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Flakët janë vënë nën kontroll, por shpresat për të mbijetuar janë shuar. Deri tani nuk është gjetur asnjë person i gjallë mes rrënojave.