Ervin Salianji është liruar nga burgu ditën e sotme pas gati 9 muaj e gjysmë në qeli. Në një deklaratë për mediat menjëherë pas daljes së tij nga burgu i Fierit, ai e theksoi burgosjen e tij si një akt politik me qëllimi që ta shmangnin nga beteja zgjedhore.
Salianji tha se ditët e tij në burg kanë qenë frymëzim për demokratët, dhe u zotua të vazhdonte betejën e tij politike, duke kaluar çështjen deri në Strasburg.
“Më shumë se 9 muaj në burgun e Fierit për arsye politike, për shkak se kam denoncuar një trafikant ndërkombëtar droge dhe e kam çuar përpara drejtësisë
Është një vetëdemaskim nxjerrja në këtë përiudhë, është dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore, dënim për shkak të fitores që kam patur me PS-në dhe çdo zonë që kam mbuluar për PD-në, çdo ditë e imja në burg është një denoncim më vete, i regjimit që është instaluar në Shqipëri, por edhe burim frymëzimi për mijëra demokratë që do rezistojnë për të rrëzuar një qeveri të korruptuar. Dua të falenderoj një zonë zgjedhore të Fierit ku ka fituar PD-ja, për qëndresën dhe për faktin se ka shembuj që me rezistencë dhe besnikëri ia dalin që të fitojnë.
Do ti drejtohem Strasburgut, do bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia. Sot e ndjej më shumë në lëkurë padrjetësinë që ndjejnë qytetarët shqiptarë në raport me qeverisjen. Nuk kam bërë burg as për vjedhje as për krim, burgosja ime ka qenë vetëm për arsye politike. Pasojat që i ka sjellë shoqërisë denoncimi im ka qenë kjo. Një njeri që kishte mbi 7 vite që jetonte i lirë pavarësisht dënimit në itali, shkoi dhe u dorëzua, besoj se duhej të falenderohesha nga ana e institucioneve. Nga ana e regjimit kam qenë këtu prej 10 muajsh”, deklaroi Salianji.