9 Korrik 2025, Mat — Trupi i pajetë i 23-vjeçarit Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit në Mat. Sipas raportimeve, dyshohet se ai është mbytur me litar.
Babai i tij lajmëroi policinë mbrëmjen e së martës pasi i biri nuk ishte kthyer në banesë. Pas disa orësh kërkimesh, autoritetet zbuluan trupin e tij pranë liqenit. Ende nuk janë të qarta shkaqet e vdekjes, ndërsa policia njofton se automjeti me të cilin lëvizte i riu ka rënë në liqen.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.