Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

0

Një vatër zjarri është aktivizuar këtë të shtunë në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, duke rrezikuar të përhapet në drejtim të Gjirokastrës dhe pyllit të mbrojtur të Pikësit.

Zjarrfikësit e Delvinës dhe Gjirokastrës janë angazhuar në terren, por ndërhyrja tokësore është e vështirë për shkak të terrenit malor.

Autoritetet kanë kërkuar ndërhyrje emergjente nga ajri, ndërsa pritet që gjatë ditës të përfshihen edhe forca shtesë për të përballuar situatën.