Qëlloi nënën disa herë me thikë, Gjykata vendos shtrim në “Psikiatri” për djalin 26 vjeçar

0

Ilker Sula, djali 26 vjeçar nga Maqellara e Dibrës që masakroi disa herë me thikë nënën e tij, do të shtrohet në Spitalin Psikiatrik. Kështu ka vendosur sot Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, e cila ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e tij, por ka urdhëruar kurim të menjëhershëm.

I riu akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, por nisur nga gjendja e tij shëndetësore, togat e zeza kanë caktuar masën e sigurimit personal “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik”.

Qëlloi nënën disa herë me thikë, Gjykata vendos shtrim

Nexhmije Sula

Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest të Maqellarës. 50 vjeçarja u plagos pasditen e 2 Gushtit nga djali i saj Ikler Sula, pas një konflikti për motive të dobëta në familje, por ende nuk është e qartë.

Sipas asaj që u raportua në media, 26 vjeçari e ka goditur nënën e tij shtatë herë me thikë, e cila tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar. Ikler Sula prej kohësh nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike, pasi ishte mbyllur në vetvete.

“Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.