Dyndje në Portin e Vlorës, mijëra shqiptarë rikthehen në atdhe për pushimet verore!

0

Një e shtunë e “zjarrtë” ka qenë kjo ditë e sotmja për qytetin e Vlorës dhe jo për shkak të temperaturave shumë të larta, por të mijëra turistëve të cilët kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në portin e qytetit bregdetar.

Porti i Vlorës ka pritur në orët e para të mëngjesit 1019 pasagjerë dhe 267 automjete nga trageti i linjës Brindisi–Vlorë.

Ndërkohë që pritet përgjatë pasdites dhe darkës së sotme të ketë dhe një fluks tjetër turistësh.

Sipas informacioneve, e sotmja shënon ditën me numrin më të lartë të pasagjerëve për këtë sezon, duke kaluar shifrën e 2000 udhëtarëve të mbërritur brenda ditës.

Fluksi më i madh i turistëve regjistrohen gjatë fundjavave, ku shqiptarë të shumtë të cilët jetojnë jashtë vendit rikthehen në atdhe për pushimet verore.