Radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, shkak reduktimi i sporteleve nga pala greke

0

KAPSHTICË- Radhë të gjata mbi 2 kilometra të automjeteve janë rikthyer në pikën kufitare të Kpashticës. Raportohet se qytetarët kanë kaluar orë të gjata pritjeje, për shkak se pala greke në pikën kufitare të Krystallopigi-t, punon me sportele të reduktuara.

Sipas informacioneve, mbi 37 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri nga kjo pikë kufitare, një shifër kjo e zakonshme për muajin gusht.

Pala shqiptare po punon me kapacitete të plota për të shmangur bllokimet, ndërsa puna e ngadaltë dhe numri i ulët i sporteleve nga ana greke po e kthen pikën kufitare në një makth për qytetarët, duke rritur ndjeshëm kohën e pritjes dhe duke krijuar pakënaqësi të thellë.

Qytetarët kanë bërë apel që të gjendet një zgjidhje për këtë situatë që regjistrohet gati çdo vit për të njëjtën arsye.