Një 33-vjeçar me banim në Durrës, i ka dhënë fund tragjikisht jetës në rrethana të paqarta në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, në qytetin e vogël juglindor, ku i riu ishte me pushime.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Rene Haxhihyseni, i cili raportohet se është hedhur nga kati i katërt i apartamentit ku pushonte dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe shërbimet e emergjencës, por 33 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të plagëve të shumta që kanë rezultuar edhe fatale.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 12:40, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen Nr. 1, shtetasi R. H., rreth 33 vjeç, i cila si pasojë humbi jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.





