Ngjarje të tjera nga kronika nga qarku i Elbasanit

0

Elbasan – Procedim penal për 24-vjeçarin, iu gjet lëndë narkotike gjatë kontrollit fizik

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal ndaj shtetasit E. Z., 24 vjeç.

Gjatë një kontrolli fizik, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit cannabis sativa. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Elbasan – Kanosi dhe dëmtroi një automjet, procedohet penalisht 28-vjeçari

Policia e Elbasanit ka nisur procedim penal për shtetasin D. P., 28 vjeç, i cili dyshohet se ka kanosur me fjalë një 29-vjeçar dhe ka dëmtuar një automjet të ndaluar në rrugë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Gramsh – Vjedhje në objekt fetar në fshatin Grabovë, vidhet paraja nga kasaforta

Një 42-vjeçar, shtetasi E. Xh., ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Gramsh për vjedhjen e një shume parash në një objekt kulti në fshatin Grabovë, të cilin ai e ka në administrim.

Sipas kallëzimit, shuma është vjedhur nga kasaforta e objektit, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të ngjarjes.