Në qytetin e Elbasanit, Arsi Preci një vajzë e re ka gjetur frymëzimin dhe forcë tek rruazat. Krejt rastësisht, ajo nisi të merrej me punimin e cantave me rruaza, por ky pasion i kthyer në profesion, sot mban mbi supe mbështetjen ekonomike të familjes së saj.
Ajo tregon se krijimi i një cante kërkon përkushtim të plotë dhe kohë të gjatë pune. Per realizimin e një modeli të vecantë, shpesh i duhen gati 24 orë punë pa nderprerje. Cdo rruaze vendoset me kujdes e durim, duke e kthyer cantën në një vepër arti që terheq vëmëndjen e klienteve. Punimet e saj kanë fituar popullaritet në treg, sidomos tek të rinjtë që kërkojnë dicka origjinale dhe artizanale.
Përvec cantave, Arsi Preci ka zgjeruar krijimtarinë e saj edhe me realizimin e buqetave me lule, duke i dhënë një dimension tjetër punës së saj artistike. Ajo tregon se ky pasion i hap horizonte të reja.
Në një kohë kur shumë të rinj përballen me papunesi apo kërkojnë mundesi jasht vëndit, historia e Arsi Precit tregon se pasioni dhe këmbëngulja mund të kthehen në një histori suksesi.
Infoweb Media





